IMG 0102 779x1024 Easy Resize.com
Ndërmarrja për prodhimin e tullave dhe pllakave të bekatonit nga betoni Cigllana-Tullana me seli në Shkup Ruga e Kacanikut është themeluar në vitin 1984 . Është e para ndërmarrje e këtij lloji në atë kohë.
IMG 0105 779x1024 Easy Resize.com
Në ato kohë kualiteti dhe cmimi e bënin konkurente në tregun e mbrendshëm sa qe brenda dy viteve ariti tu bëjë konkurencë ndërmarjeve shtetrore siç jane Karposh e Vratnica te cilat asokohe posedonin teknologji më të përsosur . Prodhimi me teknologjinë që posedonin arinte deri në 200m2 në ditë gjatë nje orari punë 12 orësh dhe me një fuqi puntore prej15 vetave. Me ramjen e sistemit komunist filluan të frynë erëra për zhvilime më të shpejta si në aspektin politik ashtu në atë ekonomik.
IMG 0292 779x1024 Easy Resize.com
Liberalizimi i ligjeve ekonomike filloj tu mundesojë të interesuarve afaristë të themelojnë pos ndërmarrjeve të vogla edhe ndërmarrje të mesme e të mëdha si dhe mundësi për sigurim të teknologjisë nga shtetet tjera. Ketë liberalizim pas decenies së fundit te shekullit XX (Pas 1990) e shfytëzoj edhe ndërmarrja Cigllana-Tullana,e cila teknologjinë e vejetëruar e zëvendesoj me teknologji me moderne.
IMG 0293 779x1024 Easy Resize.com
Pra teknologjia më e përsosur që u sigurua në vitin 1991 nga Turqia, riti kapacitetin e prodhimit edhe atë nga 200m2 në ditë në 1000m2 prodhim ditor brenda një orari të punes prej 8 orësh. Fuqija puntorë në repartin e prodhimit u zvogëlua nga 15 punetorë në 8 punëtorë.
IMG 0294 779x1024 Easy Resize.com
Tregu i ndërmarrjes Cigllana u zgjerua sa që pos regjionit të pollogut iu hapen tregjet edhe në regjionin e Shkupit, Velesit, Manastirit, Strugës,Ohrit, Kërçovës etj. Prodhimet e Cigllana-Tullana filluan të depërtojnë edhe në R.Shqiperisë e të R.Kosoves po kërkesa pati edhe në Serbi, Bullgari, Austri, dhe Gjermani. Tregun Austriak e Gjerman ia ofruan donatorët e huaj ,të cilët mbikqyrnin punët e donacioneve të tyre në R.Maqedonise, kryes i punëve të së cilave ishte ndërmarrja në fjalë, Duhet theksuar se një ofertë e tillë erdhi nga kualiteti i prodhimit dhe cilësija e shërbimit. Sot Cigllana-Tullana vlerësohet si një ndër kompanitë Lider në prodhimin e begatonawe dhe prodhimeve prej betoni.
IMG 0319 779x1024 Easy Resize.com